Skip to main content

Published on September 27, 2026

Programi i bashkëpunimit – Shqipëria

Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2026-2028

Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri kontribuon në qëllimin e politikës së jashtme të Zvicrës për të promovuar stabilitetin dhe integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor. Në përputhje me Strategjinë e Politikës së Jashtme Ekonomike të Zvicrës, ai mbështet krijimin e kushteve të favorshme për investimet, zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës, duke forcuar kështu partneritetet ekonomike afatgjata midis dy vendeve. Zvicra vijon të jetë një donatore dypalëshe dhe partnere zhvillimi e përkushtuar për Shqipërinë, përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO.

Programi i Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025

Zvicra është një nga partnerët kryesorë dypalësh për zhvillim e bashkëpunim në Shqipëri. Qëllimi është të kontribuojë për një demokraci funksionale, institucione dhe shërbime publike efektive; ekonomi tregu të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse e konkurruese; zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe arritjen e zbatimin e standardeve dhe vlerave evropiane.

Një vështrim i shpejtë - ekstrakt nga Programi i Bashkëpunimit 2022-2025

Për një vështrim të përmbajtjes së Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2022-2025, mund të shkarkoni broshurën këtu: